Albania

Voltana Ademi: Jam kërcënuar shumë herë me jetën time e të fëmijëve nga bandat, por kam zgjedhur përballjen

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, duke folur për revistën Monitor mbi shpopullimin e qytetit në veri të vendit, thotë se një ndër arsyet ka qenë edhe vendosja e këtij qyteti nën presionin e bandave.

Madje, Ademi, bën edhe deklaratën e fortë. “Edhe unë jam kërcënuar shumë herë me jetën time dhe të fëmijëve, por kam zgjedhur përballjen”,- thotë Ademi duke iu referuar situatës së shpopullimit të qytetit dhe pse kërkojnë të ikin shkodranët.

Sipas INSTAT, nga viti 2011 deri në 2019 nga Shkodra emigruan rreth 36 mijë persona, ose 16.7% e  popullsisë së qarkut, duke qenë qarku me shifrën më të lartë të largimit. Ademi sqaron për monitor se më shumë sesa arsyet ekonomike, qytetarët largohen nga mungesa e sigurisë.

“Qyteti dominohet nga bandat kriminale, të cilat në vijimësi janë shndërruar në kërcënim për qytetarët e ndershëm” thotë kryebashkiakja.

Sipas MONITOR, Shkodra ka qenë edhe më e prekura për shkak të Covid dhe nga përmbytjet që përkeqësojnë gjendjen ekonomike në qytet. Bizneset me status pasiv u rritën me 64% në periudhën maj-dhjetor 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2009-2018, Shkodra ka rritjen më të ulët ekonomike pas qarkut të Kukësit. Në 10 vite ekonomia e Shkodrës u zgjerua vetëm me 8% ndërsa në qarqet e tjera rritja ka qenë me 2-3 dhe 4 shifrore.

Football news:

Real Madrid put together a killing center - Modric-Casemiro-Kroos-for just 60 million euros. Even Luka Jovic was worth more
Zidane on 0:0 with Liverpool: We rode the storm and can be proud of our performance
2 Premier League clubs will play in the semi-finals of the Champions League for the 2nd time in 3 seasons
Zinedine Zidane: There are many masters at Real Madrid, but most of all I like the character of the guys
Emre Can: We played against probably the best team in the world. We can be proud of ourselves
Pep broke the curse of the Champions League: he took City to the semi-finals for the first time in five years. Only 4 players remained at the club from the last (and first) time for the club
Jurgen Klopp: Liverpool gave Real Madrid a bad feeling. We played well, but did not score