Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Volumi i mallrave të përpunuara në porte 18,8%

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Sektori i transportit i është rikthyer normalitetit të fluksit të rritjes së qarkullimit të mallrave dhe njerëzve.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT në nëntëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 3.676,8 mijë tonë, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020.

Për të njëjtën periudhë volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është rritur me 10,7 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020, në shifrat e 20.620 mijë tonëve për kilometër, në 9-mujorin 2021.

Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.466,8 tonë duke u rritur me 12,5%, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020. Në shtator 2021, numri i fluturimeve të kryera është 3.400 duke u rritur 2 herë, në krahasim me shtator 2020.

Sipas INSTAT, në nëntëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 721.789 pasagjerë, duke u rritur me 2,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Gjithashtu në 9-mujorin e 2021 numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.130.936 pasagjerë duke u rritur me 2,0 herë, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.