Albania

Von der Leyen takon Metën: Krah për krah për të siguruar rimëkëmbje nga pandemia

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron.

Presidentja e Komisionit Europian në një reagim në rrjetet sociale pas takimit me Metën u shpreh se, “ne punojmë krah për krah për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme nga pandemia. Team Europe është në anën tuaj, me 430,000 doza të dhuruara për Shqipërinë”.

“Prioritetet tona të përbashkëta: Shpejtimi i vaksinimit. Krijimi i vendeve të punës dhe rritja me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Von der Leyen.

Presidentja e KE Von der Leyen nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Së bashku me kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Në fund të vizitës së saj, presidentja e KE-së do të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mourinho is one of the candidates for the post of Newcastle coach. The Saudis believe that he will improve the image of the club
Sulscher on Rashford's social activities: Now he should prioritize football
The Prince of Cambodia refused to acquire Saint-Etienne
Dani Alves: If Barcelona thinks they need me, it's a matter of one call. I can still be useful
Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible
Calvert-Lewin is Arsenal's main target for the summer. Lacazette and Nketiah will leave for free