Albania

Vrau me levë brenda kamionçinës 57-vjeçarin pasi kishin drekuar së bashku, arrestohet autori i krimit në Gjirokastër: E godita se më quajti grek!

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi.

Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë 33-vjeçari Mihal Thimjo nga fshati Derviçan. Ky i fundit është arrestuar gjatë natës në rrugën nacionale, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Për arrestimin e tij, janë angazhuar 50 forca policie.

Policia njofton se vrasja ndodhi gjatë një sherri të çastit për motive të dobëta.

Ndërkohë, vetë autori ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar para oficerëve se sherri nisi pasi viktima e quajti grek.

Po kështu, ai ka deklaruar se bashkë me viktimën ishin në gjendje të dehur, pasi po ktheheshin nga një drekë në Poliçan të Zagorisë.

57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë atë. Por, gjatë përleshjes edhe autori është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Mihal Thimjo, pas vrasjes shkoi në banesë dhe ndërroi  rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë.  Më pas, ai mori makinën dhe u nis për rrugë.

Në ato momente u ndalua nga policia, ku më pas është arrestuar me akuzën për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Pas vrasjes Mihal Thimjo, shkoi në banesë dhe ndërroi rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë.  Më pas, ai mori makinën dhe u nis për rrugë, por nuk mundi t’i shpëtonte forcave të Policisë.

33-vjeçari punonte si  muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

j.l./ dita

Football news:

Semedu for 40 million euros will move from Barca to Wolverhampton (ESPN)
Showsport: Tiago will make Liverpool more variable and thinner. Bayern will feel the loss, but only in the top matches
Jose did not include Dele alli even in the application (it seems, because of the conflict), but so far remained the winner-Son scored 4 from Kane's assists
Negredo scored the first goal for Cadiz. He has 113 goals in La Liga
Jose Mourinho: Kane killed the game. Tottenham were too good in the 2nd half
Braithwaite suffered a quadriceps injury in Barca training
Kane scored 5 (1+4) points in the match against Southampton