Albania

Vuçiç sulmon ashpër BE-në: Kërkesat për njohje reciproke me Kosovën janë marrëzi, unë s’jam De Gol o idiotër

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka shkuar për të promovuar dronët e rinj që ushtrisë serbë i kanë arritur nga Kina. Por, ka shfrytëzuar rastin të çojë disa mesazhe për fqinjët nga Kroacia e deri në Shqipëri.

Vuçiç, i pyetur për unionin doganorë dhe rrjetin energjetik dhe nëse kjo ka të bëjë me një lloj Shqipërie të madhe, ka thënë se ka porosi që nëse Kosova dëshiron të negocioj për njohjen më mirë mos të vijnë në takim.

“Meqë pas 10 ditësh pres vizita të rëndësishme dhe bisedime me liderët më të lartë të Evropës, jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre të ndryshme pasi thonë që ne vijmë të bisedojmë për njohjen reciproke. 

Mos ejani pasi unë nuk vij të flasim për këtë. U them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë dhe këtyre fatkeqëve poshtë që s’dinë ç’të thonë”.

Vuçiç, ka çuar edhe kritika në adresë të disa shteteve të huaja, por pa saktësuar për kë e ka fjalën.

“Standardet janë gjithmonë të ndryshme dhe jo vetëm të dyfishta, por të shumëfishta dhe jam i lodhur me këto. Ata mendojnë se unë dua lavdërime nga ca media idiote që thonë se unë jam De Gol dhe i mençur dhe që s’jam diktator i madh që do thonë më vonë nëse nuk jam i dëgjueshëm. Mua më intereson vetëm populli im”.

Shtypi serb ka raportuar gjerë për vizitën në Tiranë  të kryeministrit të Kosovës, Avdulla Hoti, me theks të veçantë takimin e ri në Uashington dhe deklaratën për njohje reciproke.

Football news:

Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often
Lewandowski finished off Chelsea: 2 goals and 2 assists. His statistics this season are more than space
Barca flick: Not focusing on Messi. We want to show our strengths
Lewandowski scored 7 (3+4) points in two games with Chelsea and participated in all of Bayern's goals
Messi has been scoring in the Champions League for 16 years. More only have Raul-17
Luis Suarez: the main Thing is that Barcelona goes further. Bayern are one of the candidates to win the Champions League, just like other teams