Albania

WhatsApp në prag të politikës së re të privatësisë

ROMË, 12 maj /ATSH-ANSA/- Po afron 15 maji, dita kur përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë kushtet e reja të privatësisë.

Fillimisht i planifikuar për më 8 shkurt, data u zhvendos nga kompania në pronësi të Facebook pas pakënaqësisë së përdoruesve dhe ndërhyrjes së autoriteteve europiane dhe italiane, që e akuzuan aplikacionin për mungesë qartësie.

“Më 15 maj asnjë llogari nuk do të fshihet dhe asnjë funksionalitet nuk do të humbasë pas këtij përditësimi”, shpjegoi WhatsApp në një seksion të veçantë.

“Javët e fundit ne kemi treguar një njoftim në WhatsApp me më shumë informacion. Pasi u kemi dhënë të gjithëve kohën e nevojshme për të kontrolluar informacionin e paraqitur, ne vazhdojmë të kujtojmë ata që nuk e kanë bërë ende ta kontrollojnë dhe pranojnë atë. Pas një periudhe prej disa javësh, kujtesa do të bëhet e vazhdueshme”, shtoi aplikacioni.

“Do të ketë qasje të kufizuar në veçoritë, derisa të pranohen përditësimet”.

Për shembull, nuk do të jeni në gjendje të hyni në listën e bisedave, por do të jeni në gjendje të përgjigjeni në thirrjet hyrëse dhe thirrjet video.

Nëse keni njoftime të aktivizuara, mund të prekni për të lexuar ose për t’iu përgjigjur mesazheve, ose për të thirrur sërish në rast të një thirrjeje të humbur ose thirrjeje video.

Pas disa javësh me funksionalitet të kufizuar, nuk do të jeni në gjendje të merrni telefonata ose njoftime hyrëse dhe WhatsApp do të ndalojë dërgimin e mesazheve dhe thirrjeve në telefonin tuaj.

Facebook bëri të ditur se do të vazhdojë botimin dhe shpërndarjen e kushteve të reja të shërbimit për privatësinë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse
Alvaro Morata: Spain had a chance to beat Poland. I am grateful to Luis Enrique for his trust