Albania

Xhaferi për Komisionin për tragjedinë në Tetovë: Iniciativa është e hershme, po bëhet fushatë politike

“Tani për tani është e hershme” iniciativa për formimin e Komisionit anketues për tragjedinë në Tetovë, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Mendoj se është e parakohshme iniciativa për Komision anketues, për faktin se nuk është dhënë asnjë e dhënë e mbaruar nga organet hetuese dhe gjyqësore dhe zakonisht Komisionet anketuese në Kuvend themelohen pasi që organet përkatëse kanë përmbyllur dhe kanë dhënë mendim ose konkluzë se çfarë ka ndodhur”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Rasti i Spototit, i Gostivarit të 97-tës, janë tregues se Komisioni anketues ka efekt pasi organet gjyqësore të sjellin vendime, shtoi ai.

“Pas kësaj vendimet e Komisioni anketues janë obliguese për organet përkatëse… Nuk mundet që paralelisht me organet gjyqësore të veprojë edhe Kuvendi. Kjo do të ishte përzierje klasike e Kuvendit në punën e gjyqësorit… Është në shërbim të fushatës zgjedhore dhe është e hershme”, përfundoi Xhaferi.

Themelimi i Komisioni anketues u propozua nga opozita, por për shkak se nuk është përdorur emri kushtetues i vendit në propozim, i njëjti është kthyer pas. Nuk është dorëzuar më sërish.

Në tragjedinë në Tetovë jetën e humbën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë nga zjarri që shkrumboi Spitalin modular mbrëmjen e 8 shtatorit.

Organet hetuese ende nuk kanë dalë me variantin fillestar se cilat janë shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në spitalin modular ku po mjekoheshin pacientë me Kovid-19./TV21

Football news:

Miranchuk looks like a foreign body. It would be better to let him go back to Russia. Italian journalist about Atalanta midfielder
Barcelona's priority is Klopp's appointment. His contract with Liverpool is until 2024
Milan is ready to more than double Teo's salary to 3.5 Million euros a year
Al-Sadd Xavi has not lost 34 matches in the Qatar League - this is a club record. The league record is 41 games
Nagelsmann about Hernandez: He is in a good mood, there is no feeling that he is worried about prison
Tuchel on the victory over Southampton: A tense match. I liked Chelsea's energy
Pioli pro 1-0 with Torino: Milan controlled the game. Torino created chances only by going all-in