Albania

Xhiroja e bizneseve në fushën e turizmit pritet të jetë 9% më e lartë se në 2019

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Administrata tatimore ka zbritur në terren për të mbikëqyrur bizneset që operojnë përgjatë vijës bregdetare.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një intervistë në medie thotë se aksioni ka në fokus ndërgjegjësimin e biznesit dhe jo vënien e gjobave.

“Kemi evidentuar disa kritere risku që lidhen me deklarimin, rënien e qarkullimit nga kasat, deklarimin e punonjësve dhe pagave. Kemi identifikuar subjektet që mendojmë se kanë kryer shkelje dhe po i kontaktojmë. Gjatë muajit qershor do të jemi prezent pranë të gjithë operatorëve që punojnë në fushën e turizmit për përmbushjen tatimore. Do të këshillohen për standardet dhe do të presim që subjektet të reagojnë”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimaj, masa ndëshkuese do të vendoset vetëm në rastet kur pas disa thirrjes bizneset nuk reagojnë.

“Deri tani nuk kemi vendosur gjoba, kemi bërë vetëm fazën e sensibilizimit. Jugu është më problematik sesa qendra, veriu është më pak i lidhur me turizmin. Jugu është rajoni që ka më shumë probleme”, u shpreh Ibrahimaj.

Ibrahimaj bëri të ditur se xhiroja në bizneset që operojnë në fushën e turizmit pritet të jetë 9% më e lartë se në 2019.

“Ne mendojmë se në nivele qarkullimi ky do të jetë një vit në nivelin e vitit 2019. Subjektet e turizmit kanë një qarkullim 9% më të lartë të krahasuar me vitin 2019. Kontrollet në të gjitha rastet do të jetë i argumentuar, do të bëhet vetëm në subjektet që nuk kanë reflektuar”, u shpreh ajo.

Në fokus të aksionit të tatimorëve do të jenë edhe pronarët e apartamenteve.

“Apartamentet me qira janë shumë pak të deklaruara. Kjo krijon një konkurrencë të zhdrejtë për hotelet. Bizneset e rregullta të bashkohen me ne në këtë nismë dhe shpresoj që bashkërisht ta ulim informalitetin në këtë sektor”, tha Ibrahimaj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ronaldinho: I'm watching Milan, I hope they will continue to progress. I'm waiting for Monza in Serie A
Lautaro Martinez: Messi is the best player in the world. He is a model for everyone, we must learn from him
Manchester United and Real Madrid are close to an agreement on Varane. The defender will be paid 45-55 million euros
Fernando Torres took charge of the Atletico U19 team
Milan is Interested in Brandt from Borussia Dortmund
Novak Djokovic: Zlatan is a real fighter and a champion. I hope Milan will perform well in the Champions League
Lewandowski about the prize for the best player in Germany: Getting it twice in a row is a rare phenomenon, I am proud