ELBASAN

BalkanWeb zbulon identitetin e viktimës së atentatit në Elbasan. Everes Çaka ose i njohur më parë si Ibrahim Çaka është viktima nga atentati, teksa trupi i tij ndodhet ende në makinë.

Mësohet se e plagosur në dorë ka mbetur dhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka pasi udhëtonin në të njëjtën makinë, teksa kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim.

Disa minuta më parë një atentat ndodhi në Elbasan ku deri më tani ka një të vrarë dhe një të plagosur, teksa autorët janë larguar nga vendngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb