Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar në emisionin “Real Story” në News24 deklaroi se ka shumë gjasa që partitë e vogla të jenë pjesë e listës së Partisë Demokratike në zgjedhejt e 25 prillit. Duka u shpreh se Kodi i ri i dëmton të vegjlit nëse tentojnë të garojnë të vetëm.

Ai po ashtu tha se ka kërkesa të qarta për PD-në, ndërsa shtoi se nëse Basha fiton dhe nuk mban premtimet, ai është gati të divorcohet me të, pasi nuk mund të mos mbajë premtimet e bëra tek votuesit e tij.

Balla: Mes dy koalicioneve ku preferoni të jeni?

Duka: Kodi i detyron të dalin me dy lista PD dhe LSI. Edhe unë do preferoja të kandidoja nën siglën e PAA, por të shohim si do i mbyllim negociatat me PD se kodi na dëmton. Partitë e vogla do jenë në pjesët fituese të qyteteve, një ofertë e tillë ekziston që ne do dalim bashkë.

Balla: Do dilni si grupim më vete ju të vegjlit?

Duka: Po e përjashtoj këtë mundësi, na kushtëzon sistemi, me shumë mundësi do futemi brenda listave të PD.

Balla: Sikur është më aktive LSI…

Duka: S’ka mundësi! LSI s’është në gjendje të fusë në gjirin e saj parti aleate, kurse PD është e detyruar të sakrifikojë. Që të bëhet kryeministër Basha duhet të sakrifikojë pak. Me këtë lloj sistemi natyrisht që PD është e detyruar të na fusë brenda listave të saj.

Lumnezi: Edhe kur u bë aleanca Rama Meta, Rama tha se me LSI ishte një bashkim platformash, programesh, kurse Meta tha se ishte detyrim për votimin e ligjeve të integrimit.

Balla: Meta të na sqarojë kur e hëngri atë darkën me ngjala se më rezulton se e kanë ngrënë që në 2012…

Lumnezi: Partia juaj çfarë do nga zoti Basha për të qenë në koalicion?

Duka: PAA është parti me programin e saj elektoral, e kemi gati , të bërë nga specialistët më të mirë. Ne Bashës, por edhe gjithë mazhorancës i kemi diktuar heqje të akcizës së naftës për bujqësinë, Duhet rregulluar kompensimi i TVSH për fermerët, kemi thënë për tregjet e rajonit, për siguracionet në bujqësi, të mendojë skema sigurimi për fermerin, që të mos dalin përballë një fatkeqësie të rrënuar. Të rishikohet mënyra e kreditimit të bujqësisë, ka pasur një bankë agrare dikur. Subvencionimet të jenë direkte jo me grante nga AZHBR.

Lumnezi: I ka pranuar?

Duka: Një nga debatet që kam pas me Bashën ka qënë heqja e akcizës së naftës në bujqësi, ai mendon se i plotëson nevojat përmes subvencioneve direkte. Tani ka ndryshuar mendim. Unë nuk shkoj me rrejt miletin, unë mbaj llafin e dhënë, nëse Basha apo kushdo mundet të mos mbajë fjalën, unë divorcohem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb