Albania

Zgjedhjet e 25 prillit/ Përmbyllet procesi për vlerësimin e kandidatëve të PD

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

“Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi”, tha Bardhi.

“Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit”, u shpreh ai.

Bardhi theksoi se, “nga Raporti i Komisionit rezulton se, në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD”.

Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

“Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje”, tha ai.

Bardhi shtoi se, “për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë:

  1. Agron Shehaj
  2. Albana Vokshi
  3. Aldo Bumçi
  4. Alfred Rushaj
  5. Arben Ristani
  6. Bardh Spahia
  7. Belind Këlliçi
  8. Çlirim Gjata
  9. Dhurata Çupi
  10. Enkelejd Alibeaj
  11. Enno Bozdo
  12. Ervin Minarolli
  13. Fatbardh Kadilli
  14. Flamur Noka
  15. Florjon Mima
  16. Genc Pollo
  17. Gent Strazimiri
  18. Grida Duma
  19. Isuf Çela
  20. Ina Zhupa
  21. Ivi Kaso
  22. Jorida Tabaku
  23. Kreshnik Çollaku
  24. Luçiano Boçi
  25. Oerd Bylykbashi
  26. Orjola Pampuri
  27. Tomorr Alizoti

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

  1. Andon Frrokaj
  2. Arben Kashahu
  3. Endri Hasa
  4. Ervin Salianji
  5. Fatbardha Kadiu
  6. Izmira Ulqinaku
  7. Lindita Metaliaj
  8. Lorenc Luka
  9. Luan Baci
  10. Nadire Meçorapaj
  11. Romeo Gurakuqi
  12. Tritan Shehu
  13. Xhemal Gjunkshi

“Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë”, përfundoi Bardhi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Joan Laporta: Barcelona and the Champions League are a shattered success story. I want to return the club to the top of world football
Cavani apologized for the word Negrito on instagram: I am against racism. The last thing I wanted to offend anyone
Loew will lead the German national team at the Euro
Klopp on van Dijk: His knee doesn't look good, but it looks good for the knee that was recently operated on
Pirlo does not discuss tactics with Juve players. Interesting and Kolisevski do not understand their problems on the field (Corriere della Serra)
It looks like Cavani is being disqualified for the word Negrito. He didn't mean anything bad, but it's still racist
Juventus renewed Interest in Atletico defender Savic