Albania

Zgjedhjet e 25 prillit/ Prokurori i Përgjithshëm takohet me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Urszula Gacek.

Delegacioni i OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm në datë 31 mars 2021 nxori udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.

o.j/dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude