Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndërsa u pyet për faktin pse qyteti i Vlorës është i mbushur me postera “Voto nr.2”, ndërkohë që nr.1 për LSI është Luan Rama, deklaroi se s’e ka humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend.

Në një intervistë për “6+1 Vlora ”, Kreu i Shtetit thotë se procesi zgjedhor në këtë qytet është i rrezikuar publikisht.

Pyetje: Si i shikoni zhvillimet për LSI në Vlorë? Nuk po kuptojmë pasi e gjithë Vlora është e mbushur me numrin 2. Ndërkohë që ju, LSI ka numrin 1 Luan Ramën.

Presidenti Meta: Unë nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla për forca të caktuara politike, përfshirë edhe LSI që është një forcë e themeluar mbi emrin e Ilir Metës. Se kam humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend. Nuk dëshiroj të hyj më tej në komente, por për mua mbetet i rëndësishëm procesi zgjedhor dhe ai në Vlorë është i rrezikuar publikisht edhe nga inkurajimi që kryeministri aktual dhe një ndër kandidatët e Vlorës i bën Gjiknurit, regjisorit të dosjes Dibrës që të bëjë një tërmet edhe në Vlorë. Ky është një provokim i rëndë për qytetarët se këto eksperimente në Vlorë do kishin një kosto shumë të rëndë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb