Albania

Zv.ministri i Shëndetësisë revoltohet në takimin e Metës: Çfarë strategjie do bëni ju? I kemi bërë me ekspertët më të mirë të OBSH. Të më thirrnit dhe mua, jo t’i suleni qeverisë

Zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Presidenti Ilir Meta, për situatën e  Covid-19.

Por, numri dy i shëndetësisë u shfaq i revoltuar, pasi iu dha faja në fund. Ai tha se në fillim duhet të dëgjohet qeveria dhe më pas kritikat.

Sipas Nikollës, të gjitha ato që u thanë nga paneli, janë zbatuar nga qeveria më parë.

Ai mbështeti qëndrimin e presidentit se duhen kritika pozitive, ndërsa tha se nuk duhet të sulmohet qeveria në këtë periudhë kaq të vështirë.

E keni menduar gabim, sepse duhet të kishit dëgjuar qeverinë, pastaj kretikat. Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. Do të  kishte qenë e udhës që unë të kisha nisur i pari. 

U tha se nuk ka strategji. Unë po i rendit një nga një. Strategjia e parë parandalim përgatitja dhe përgjigjia ndaj Covid-19. Strategjia e parë dytë, ajo e rihapjes. Strategjia e tretë, strategjia vjeshtë dimër.  Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga penalistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. 5 fushë më tepër janë bërë vaksina për të mos pasur mbivendosje me Covid.

U tha që nuk ka teste por testet janë 4-fishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit, brenda muajit dhjetor. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi.

U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve rajonale do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po.

Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist, por ka njësi koordinuese. Një pandemi e tillë ndodh njëherë në 100 vite. Ne kemi nevojë për atë që tha Meta, për kritika pozitive.

Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur po bën një në një stres të paimagjinueshëm.  Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla.

Si përgjigje Presidenti Meta tha: Nuk ka pasur qëllim negativ për të lënë në fund përfaqësuesin e qeverisë. Ai mund ta marrë fjalën kur të dojë, edhe tani. Ne jemi të njohur me  dokumentet që keni paraqitur.

Football news:

Loko returned Shchigolev to the post of head of the academy. He worked in the RFU
Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years
Liverpool's 68-game unbeaten run at home in the Premier League has ended