Albania

ZVICËR – OBSH paralajmëron për efektet afatgjata të COVID-19

GJENEVË, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi sot një paralajmërim në lidhje me ashpërsinë e efekteve afatgjata shëndetësore të COVID-19.

“Edhe pse numrat e saktë të personave, të cilët përjetojnë ndikimet afatgjata, nuk janë përcaktuar ende qartë, simptomat dhe ndërlikimet postCOVID-19 janë raportuar si në pacientët e pashtruar në spital, ashtu edhe në ata të shtruar në spital”, sqaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shtypur transmetimin, që është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata postCOVID-19. tha Tedros.

Sipas tij, shqetësimi i vërtetë është spektri i gjerë i simptomave, që luhaten me kalimin e kohës, që shpesh mbivendosen dhe që mund të ndikojnë në çdo sistem në trup.

Simptomat që prekin ish-pacientët mund të zgjasin me muaj dhe mund të përfshijnë lodhje të rëndë, probleme të frymëmarrjes, palpitime ose probleme me kujtesën, të cilat mund ta bëjnë të pamundur kthimin në punë ose në jetën e përditshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Goodbye, Dad Buba Diop. Thanks to you, I lived the most memorable tournament of my childhood
Nuno about 2:1 with Arsenal: We played amazing, very proud. Jimenez recovered
Arsenal scored 13 points in 10 opening matches - the worst result in 39 years
West Brom can be bought by us investors. The Chinese owner of the club wants 150 million pounds
Lampard on Mourinho's words about ponies: You have Kane, Son, bale and alli. We are all fighting to win the Premier League
Mourinho on winning the Premier League: Tottenham are not in the race, because we are not a horse, but a pony
Laurent Blanc: I will return to football, but in children's. Now coaches are being asked to increase the cost of players, I don't like it