Albania

Zyrtare: Zenel Gavazaj afrimi i 3-të i Kukësit!

Kukësi zyrtarizon një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Skënderbeut Zenel Gavazaj dhe njëkohësisht vëllain e sulmuesit anësor të Kukësit Enis Gavazaj.

Zeneli stërvitjej prej kohësh me Kukësin ku po rikuperohej nga një dëmtim por tashmë zyrtarisht një lojtar i verilindorëve me të cilët ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Zenel Gavazaj pëlqehet sëtepërmi nga trajneri i ri Kukësit, Skënder Gega me të cilin pritet të rigjejë veten.

Njoftimi i klubit:

Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollisti i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.
Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me ekipin.

I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi.

20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!

Football news:

Bayern are ready to offer Alaba a 5-year contract. Previously discussed a 4-year deal
Klopp, flick and Nagelsmann are up for the best coach of the season award
Lewandowski, Neuer and de Bruyne are up for the UEFA best player of the season award
Totti is close to returning to Roma. He could become Vice-President or technical Director
Juve promised to bring other foreigners to the University, where Suarez took an Italian exam with answers. The case will be referred to FIGC
Bartomeu agreed to let Suarez go to Atletico. The transfer can be made today
Sampdoria player-Greta Thunberg from the world of football: discusses climate issues with Ministers, does not like to fly and is friends with Bellerin