TIRANË, 3 mars/ATSH/ Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh kreu i Partisë Socialiste të Fierit, Petro Koçi është shprehur sot se 126 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim po kalojnë tek Partia Socialiste.

Zv.ministri Koçi zbuloi se shumë anëtarë të LSI i janë bashkuar së fundmi PS-së, ndërsa renditi edhe disa arsye se përse qytetarët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të votojnë për socialistët.

Koçi tha se 126 ish-anëtarë të LSI janë të mirëpritur te Partia Socialiste për t’iu bashkuar projektit fitues të Edi Ramës, ndërsa tha se përballë kanë çiftin Berisha-Meta të “koalicionit të prapakthimit”.

“Po ndodh tani në Cakran në disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish-anëtarëve të LSI te Partia Socialiste. Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t’u bashkuar rreth projektit fitues të Edi Ramës. Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose “Koalicionin e Prapakthimit”. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mirë”, shprehet kreu i PS Fier, Petro Koçi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.