TIRANË, 16 prill/ATSH/ Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë vaksinuar në total 314, 622 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 10, 134 qytetarë ku procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.