Albania

5 milionë e gjysmë banorë, Sllovakia do testojë të gjithë popullsinë kundër koronavirusit. 8 mijë ushtarë në terren

Sllovakia ka marrë një vendim të fortë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke nisur testimin e të gjithë popullsisë. Bëhet fjalë për 5 milionë e gjysmë banorë.

Operacioni filloi gjatë fundjavës me ndihmën e 8,000 ushtarëve.

Ata që nuk pranojnë do të duhet të shkojnë në karantinë, duke marrë përsipër të gjitha kostot. Qeveria ka vendosur gjithashtu një bllokim të pjesshëm, por shumë të ashpër në nivelin kombëtar. E cila do të mbetet në fuqi të paktën deri në 1 nëntor dhe mund të zgjatet.

Ne jemi të bindur se këto janë vendimet e duhura” tha Kryeministri Igor Matoviç. Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi moshën 10 vjeç dhe për të shmangur problemet në orët e punës do të kryhet në faza gjatë fundjavave.

Qeveria gjithashtu u ka kërkuar studentëve të mjekësisë të ndihmojnë tetë mijë ushtarët e përfshirë në operacion pasi personeli mjekësor ka mungesë. Testet për të gjithë do të përfundojnë midis dy fundjavave.

Masat e bllokimit të miratuara nga qeveria sllovake kërkojnë që popullata të qëndrojë në shtëpi. Vetëm ata që duhet të bëjnë pazar, të shkojnë në punë ose të marrin pjesë në çështje të tjera urgjente janë të autorizuar të dalin jashtë. Nxënësit po e vijojnë mësimin online.

o.j/dita

Football news:

Romario: Maradona's Game delighted Argentina and delighted all of us. He was the best I've ever seen
Napoli on Maradona's death: Forever 💙 goodbye, Diego
Zlatan Ibrahimovic: I miss the Swedish national team. Those who are not bored have already finished their career. I'm not there yet
Ramos has no offers from other clubs. Real Madrid is his priority
The Argentine football Association confirmed the death of Maradona: You are forever in our hearts
Neymar is not even in the top 30 of Europe's best players. I won't buy it. Barca presidential candidate Freisha on the Brazilian
Lineker about Maradona: By far the best player of my generation and arguably the greatest footballer of all time