Albania

95 % e shërbimeve online/ Karçanaj: Hapi i radhës, kalimi online i të gjitha përgjigjeve me vula dixhitale

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ 95 % e shërbimeve shtetërore janë kryer online përmes platformës e-Albania, në një kohë kur para 2013-ës vetëm 13 shërbime kryheshin online.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj deklaron në një intervistë në medie se hapi i radhës do të jetë kalimi online i të gjitha përgjigjeve për aplikimet.

“Kur e mora AKSHI-n në 2013-ën kishte vetëm 25 punonjës, ishin vetëm 13 shërbime online, tani janë 1207, domethënë 95 % e shërbime që ofron shteti shqiptar. Ka mbetur vetëm 5 % pa kaluar online dhe ky 5 % ka nevojë të domosdoshme për praninë fizike të personit ose të mjetit. Një nga këta është dhe kolaudimi”, tha ajo.

Karçanaj shprehet se kemi ende shumë punë për të bërë.

“Ne kemi shumë plane për e-Albanian dhe për përmirësimin e shërbimeve. Hapi i radhës do të jetë kalimi online i të gjitha përgjigjeve për aplikimet, me vula dixhitale. Radha në institucione është zëvendësuar nga një aplikacion i thjeshtë, në e-Albania, ku qytetarët hyjnë dhe gjejnë gjithçka”, u shpreh Karçanaj. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Tottenham will offer 50 million euros to Atalanta for Romero
Gallery of new forms of top clubs: Barcelona defends women's rights with purple, Chelsea connects op-art, Manchester United returned to the 1960s
Varane will sign a contract with Manchester United next week
Jose Mourinho: I can name at least 30 favorite dishes of Italian cuisine. I like picata and ravioli with tomato sauce
Trent has become one of the highest paid Liverpool players along with van Dijk, Salah, Mane and Firmino
Trent Alexander-Arnold: Liverpool are aiming for trophies. We want to win as much as possible this season
Gabriel Martinelli: I think Arsenal is one of the best teams in the world. A lot turned out at the end of last season