logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

A ka lidhje tërmeti me shiun? Flet sizmiologu

Në një lidhje me “Abc-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin, sizimiologu nga Kosova Shemsi Mustafa ka folur për tërmetin që goditi Shqipërinë.

I pyetur mes të tjerash për teoritë që qarkullojnë në masë nëse tërmeti ka lidhje me shiun apo fenomene të tjera natyrore, Mustafa e përjashtoi një lidhje të tillë.

Pjesë nga biseda:

Demi: Dje është shënuar një tërmet me epiqendër në Tuz, kanë lidhje këto?

Mustafa: Të gjithë pasgodtitjet me një perimetër të madh kanë lidhshmërinë me goditjen dhe lëviz një pjesë e tokës.

Demi: Kosova përjashtohet?

Mustafa: Asnjë vend në Ballkan nuk përjashtohet, por disa janë më të rrezikuar.Greqia ka shkallën më të lartë në rajon.

Demi: Më i rrezikshëm tërmeti është në fushë apo në kodër?

Mustafa: Tërmeti është i rrezikshmë në çdo vend. Tërmeti është i rrezikshëm në të gjitha se i ka paramtetrat  vet. Edhe shkëmbi i fortë është i rrezikshëm për disa ndërtesa. Tërmeti i shfrytëzon të gjitha elementët, duhen berë matjet gjeofizike dhe në bazë të tyre duhet të ndërtohet.

Demi: Po këto teritë po ra shi shtohet rreziku i tërmetit?

Mustafa: Absulot, tërmeti është tërmet, nuk ka lidhje as me shiun dhe me asgjë tjetër.

Demi: Njerëzit duhet të shqetësohen?

Mustafa: Njerëzit tani presin nga zyrtarët se si do të veprohet. Në rrethinën e Durrësit dhe një pjesë të Turanës janë duke u bërë analizat janë zyrtarët ata që duhet të tregojnë se nuk ka rrezik.

Themes
ICO