Albania

A mundet një roman të përfshijë jetën dhe veprën e Enver Hoxhës?

Gazetari i mirënjohur i DITË-s, zoti Xhevdet Shehu, në shkrimin e datës 4 korrik 2020 për Profesor Rexhep Qosjen, me titull “Enver Hoxha i pashmangshëm”, na jep një detaj të vogël por interesant, domethënien e të cilit ia len ta zbërthejë vetë lexuesi.

Është fjala për një bisedë që gazetari ka zhvilluar me Profesorin në Prishtinë, në ditët e para të daljes nga shtypi të romanit të këtij të fundit me titull: “Të fshehtat e treguara”.

Profesor Qosja, – kumton zoti Xhevdet, – më shfaqi një pakënaqësi, duke më thënë se nga njoftimi dhe shkrimi i gazetës (Dita), duket sikur romani im është shkruar për Enver Hoxhën. – Jo! Ky roman, – vijon profesori – nuk është për Enver Hoxhën. Është për aktualitetin politik në Shqipëri e Kosovë. Enver Hoxha vetëm sa përmendet në disa pjesë të librit . . .!

Realisht, kur lexon komentin e gazetës dhe fragmentet e para, për romanin e sapo botuar të Profesorit, kuptojmë se dukja e emrit të Enver Hoxhës në gojën e personazheve të librit, nuk është qëndra e subjektit, por një detaj në shërbim të përmbajtjes dhe mesazhit që jep lënda e veprës në fjalë.

Megjithatë, në një roman, artistik apo historik qoftë, përmendja e figurave që kanë patur një peshë të konsideruar në ngjarjet e kohës, edhe pse kalohen me penelata të thjeshta e të pakta, tërheqin vëmendjen dhe interesin e lexuesit, duke dalë vetiu në plan të parë, e duke dominuar gjithë subjektin që trajtohet me gjuhën e artit.

Po, pse atëherë, Profesor Qosja shfaq disi pakënaqësi, për theksin enverian që gazeta vë në shkrimin promovues të romanit të tij, dhe kërkon të qartësohet se, ai nuk e ka shkruar romanin për Enver Hoxhën, por për “aktualitetin politik në Shqipëri e në Kosovë”?!

Shqiptarët e dinë fort mirë qëndrimin e pandryshuar të Rilindasit të fundit të Kombit tonë, Profesor Qosjes, për figurën e “pashmangshme” të Enver Hoxhës.

Në një debat të paradokohshëm me disa pseudohistorianë, të cilët pas vitit 1990 u rrekën të bënin “biografinë e deformuar” të Udhëheqësit të madh të Shqiptarëve të gjysmës së dytë të shekullit të njëzet, profesori u pati adresuar atyre një këshillë: Përpara se të shkruanin për Enver Hoxhën, duhet të hulumtonin e të shfletonin dokumentet e arkivave kryesore të Europës e madje edhe më tej, dhe jo të sajonin frazologji të mbledhura nga fjalori i rrugëve dhe mejhaneve të “katundit“.

Dhe ky qëndrim i Profesorit, ka qenë permanent gjatë gjithë kësaj periudhe të sulmeve monstruoze, ndaj figurës madhore të kombit tonë, me emrin Enver Hoxha.

Nisur nga sa evidentuam më sipër, Profesori i nderuar, do ta pranonte me dëshirë e kënaqësi të madhe “lapsusin” e gazetës DITA, e cila me komentin e saj, e zhvendos Enver Hoxhën në personazhin kryesor të librit të tij. Madje Profesor Qosja, e them me siguri matematike, do të dëshironte të shkruante një roman, ku nga fillimi gjer në fund të flitej për jetën dhe veprën e Enver Hoxhës.

Por ai nuk ka tentuar ta bëjë këtë, sepse ka droje se mos nuk arrin ta realizojë një roman të tillë në nivelin që kërkohet. Ai e din shumë mirë, se asnjë roman, historik apo artistik qoftë, nuk mund të nxërë jetën dhe Veprën e Enver Hoxhës. Ndaj dhe nuk ka guxuar gjer tani t’ia nisë këtij misioni, sa të vështirë, aq të nderuar e të nevojshëm për të sotmen dhe të nesërmen e popullit shqiptar.
. . .

Dhe vërtet: A mundet një roman të përfshijë jetën dhe veprën e Enver Hoxhës? Qoftë edhe shkruar nga një shkrimtar i çmimit NOBEL?!
Në një fragment të romanit të sapo botuar të Profesorit, organet violente të shtetit Jugosllav, akuzojnë njërin nga personazhet e librit me emrin Nimet Kalludra, i cili propagandon midis shqiptarëve të Kosovës dhe më tej, “meritat politike, shtetërore e kombëtare, të tashme e historike të diktatorit Enver Hoxha”!

Vetëm në një faqe format letre, që mund të bëjnë rreth dy faqe të librit (romanit), këto merita, të rreshtuara përmbledhtas në formë pikash, përbëjnë shifrën gjashtëmbëdhjetë. Sejcila prej këtyre 16 pikave, po të zbërthehen hollësisht, përbëjnë lëndën e një romani të plotë, pra do të kishim 16 romane.

Por edhe kjo nuk do të mjaftonte për të pasqyruar as çerekun e jetës dhe veprës kolosale të Enver Hoxhës. Qoftë kjo edhe vetëm duke i rreshtuar ngjarjet si fakte, pa komentet përkatëse të situatave kur kanë ndodhur e janë realizuar.

Tri janë mundësitë e përfshirjes “Në një libër të vetëm”, të jetës dhe veprës së Enver Hoxhës: Dokumentet historikë, që gjenden nëpër kancelaritë ndërkombëtare; Historia e shkruar e dy periudhave legjendare të popullit tonë, LANÇ dhe Ndërtimi Socialist, dhe: Memoria e popullit shqiptar, fiksuar në krijimtarinë artistike dhe folklorike, që ka realizuar në gjysëm shekulli, për këtë Prijës të pashoq në historinë e tij shumë shekullore.

A mund të pasqyrohen këto të tria në një roman?! Kurrsesi!

Poetët, shkrimtarët, njerëzit e letrave, profesorët e filozofisë dhe shkencave shoqërore e historike, mund të thurrin poema, romane, përkufizime e ligjërata të hatashme për figurën e madhe e të pakonkurueshme në shkallë kombëtare e më tej, të Enver Hoxhës.

Ndërsa unë qytetari i thjeshtë, mbetur ushtar besnik i Komandantit Enver Hoxha, do të dëshiroja, që në këtë lëmë të madh përkufizimesh, deklarimesh, e përgjitsimesh, për Udhëheqësin tonë të paharruar, Prijësin e madh të Popullit Shqiptar, Rilindasin më të madh të Kombit tonë, Enver Hoxha, të shpalos këtë përcaktim të thjeshtë, por mendoj realist:

Historinë e bëjnë masat popullore, individët lozin rol të veçantë, – na mëson përvoja e shoqërisë njerëzore. Por roli i Enver Hoxhës në epokën pesëdhjetë vjeçare të Shqipërisë së Re e Moderne, është dhe mbetet vigan. Ai përmblidhte në një njeri të vetëm, virtytet më të larta e më të arrira të shqiptarit në shekuj, dhe ishte njëherësh edhe realizuesi më i shkëlqyer i aspiratave të popullit të tij.
. . .

Personazhi i romanit të professor Qosjes, Nimet Kalludra, në fund të fragmentit që lidhet me Enver Hoxhën, thotë: “Menjëherë pas vdekjes së tij, Enver Hoxha një kohë të shkurtër do të jetë i mallkuar; mandej një kohë pak më të gjatë do të jetë i ankuar, kurse përgjithmonë do të jetë i kërkuar prej popullit shqiptar. Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, – vijon personazhi në fjalë, – me ithtarët e tij sot, dëshirojnë ringjalljen politike e shtetërore të Enver Hoxhës. Mendja dhe etika e tij, – vijon më tej Kalludra, – do të shpëtojë Shqipërinë e Kosovën prej hajnave, plaçkitësve, zhvatësve, shfrytëzuesve të rinj, që edhe Shqipërinë, edhe Kosovën po i lënë gjithnjë e më me pak shqiptarë, gjithnjë e më shumë të dëshpëruar në Atdheun e tyre, që kërkojnë shpëtim në botë!”

Kam bindjen se këto mendime të personazhit të romanit, që doemos janë edhe mendime të autorit të tij, do të bëhen realitet në një kohë më të shkurtër se sa ai e parashikon!

Mjafton të ulemi e të bisedojmë shtruar me njerëzit e thjeshtë, sidomos me punëtorët e fshatarët, që përbëjnë dy klasat mike dhe dominuese të vendit, dhe do të bindemi se filozofimet tona për këtë çështje madhore, do të materializohen më shpejt se sa e mendojnë një pjesë e qytetarëve, të cilët janë në prag të shuarjes së shpresës për të dalë nga errësira e tunelit, ku pabesisht e forcërisht i kanë futur mercenarët e rinj të borgjezisë së vjetër.

Rajoni, Europa dhe Bota ka kohë që po e vlerësojnë dhe po e evidentojnë veprën teorike e praktike të Udhëheqësit shqiptar Enver Hoxha, vepër e cila kapërcen kufijt e vendit që drejtoi për një periudhë gjysëm shekullore, dhe rrezaton fuqishëm edhe për shekujt që pasojnë.
Mjerë ne bashkëkombësit për këtë vonesë të pafalshme në vlerësimin e veprës së Tij madhore, të cilën, e përsëris, nuk mund ta nxërë asnjë roman Artistik apo Historik, qoftë!

——-

Dërguar nga lexuesi Gjon Bruci. Botuar në rubrikën Letër Kryeredaktorit

Football news:

Valery Karpin: Rostov, having scored a goal, got hooked psychologically, stopped pressing. In the End, there were no forces
Glebov received a red card for a foul on a Maccabi player in midfield. Var on match no
Aaron Ramsay: Under Pirlo, Juve players have more fun
Aubameyang on the decision to stay at Arsenal: Arteta is a key factor. He said: You can create a legacy here
You will get high from Rostov's goal as from your favorite song. Shomurodov from the fly in touch closed a crazy pass Normann 40 meters
Valery Karpin: Maccabi is a playing, pressing team. It is very dangerous to let her do everything
Barcelona will make one last attempt to sign Lautaro