Albania

Abuzimi seksual i së miturës, zbardhet dëshmia e nënës: I bërtita vajzës pse ishte vonuar, ajo tha se Abaz Dogu më përndjek

Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç.

Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht  dhe duke e dhunuar psikologjikisht.

Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria në dosjen që Top Channel disponon, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.

Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën. Në dosje bashkangjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:

“I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lotë. Më tha që ish-roja e shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar”.

Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të  denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjja, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje./tch

Football news:

Conte about 2:0 with Genoa: Inter are aware of their strength, and this helped us play with confidence
👏 The whole world is talking about Khabib's departure and congratulates him on his victory. They demand the first place in the rating for him and respect the desire to be with his family
Klopp Pro 2:1 with Sheffield: Wins 2:0 or 3:0 come when you fight fiercely in games like this
Messi repeated his worst streak - 6 games without goals to Real Madrid
Schalke are 21 consecutive games unbeaten in the Bundesliga and are in penultimate place
Ronaldo - Khabib: Congratulations, bro. Your father is proud of you 🙏
Suarez shares 1st place in The La Liga goalscoring race with Fati and Paco, scoring 5 (4+1) points in 5 games