Albania

Adi Guni, 26-vjeçari krutan që ruan me fanatizëm prej 5 brezash traditën e qeleshepunuesve

TIRANË, 20 korrik /ATSH-A.ALLA/ – Kruja e bekuar, përtej rëndësisë që ka pasur në historinë e kombit shqiptar është dalluar në shekuj dhe si një qendër tregtaro-artizanale. Simbol i këtij zhvillimi është padyshim Pazari i Vjetër.

Punimet e ndryshme të tezgjahut, bakrit, leshit, argjendit apo materialeve të tjera bëjnë që prodhimet e Krujës të spikasin në syrin e çdo turisti vendas dhe të huaj.

Pazari i Krujës ende vazhdon të thithë turistë të shumtë përmes 70 dyqaneve, ku mund të shohësh nga afër se si artizanët punojnë e zhvillojnë artin e tyre duke ruajtur traditën dhe duke e trashëguar atë.

Në Pazarin e Krujës nuk mund t’i shmangesh takimit me traditën artizanale shqiptare të krijimit të qelesheve, një mbulesë koke e cila është simbol i njohur i veshjes popullore shqiptare.

Qeleshepunuesit në Krujë ende dhe sot e vazhdojnë me besnikëri traditën e të bërit qeleshe në mënyrën artizanale, duke e ruajtur atë me fanatizëm.

Adi Guni, 26-vjeçari krutan ruan ende në ditët e sotme traditën e të bërit qeleshe në këtë mënyrë në Pazarin e Krujës.

Në një intervistën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare i riu krutan tregon se, “kam që 14 vjeç që e kam nisur këtë profesion. Në familjen time tradita e të bërit qeleshe është e trashëguar brez pas brezit, që nga stërgjyshi im”.

“Unë si brezi i ri që jam e ruaj me fanatizëm këtë traditë të paktën prej 5 brezash në familjen time”, tha Guni.

Guni tha se, “procesi i punës së të bërit qeleshe bëhet në mënyrën e vjetër, nuk ka asnjë lloj materiali ose makinerie, i gjithë procesi është punë dore”.

Ajo që spikat në dyqanin familjar të Adi Gunit janë format e ndryshme të qelesheve dhe opingave, të cilat e ruajnë ende formën dhe detajet tradicionale që tregojnë edhe një herë pasurinë materiale të vendit dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Procesi i punimit të leshit për të bërë një qeleshe kalon në disa faza ku mjetet e punës që përdor në punishten e tij familjare Adi Guni janë shumëvjeçare.

“Vizitorët e huaj mahniten kur shohin qeleshet e punuara në mënyrë tradicionale, pra shohin diçka që punohet në mënyrë artizanale”, tha Adi Guni, qeleshepunuesi nga Kruja. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

MLS is back: almost 9 minutes of protest against racism and a giant virtual adidas logo in the center of the field
Solskjaer on MATIC: I'm Glad he stayed. We need experience in a team with children who run around
Germany manager Bierhoff: Havertz is a player for Real Madrid
Buffon's agent: Gianluigi should become a coach. He can lead Juve
Barcelona won the court against Santos in the Neymar case. The Brazilians demanded more than 61 million euros
Jamon, cheese, wine, tortilla and the best view of the stadium. The only La Liga club playing in front of the fans
Vinicius test for coronavirus, showed deviation from the norm. Real expects new results by the evening