Albania

Aeroporti i Vlorës/ Puna do të nisë menjëherë, nuk do të cënojë asgjë nga ana mjedisore

TIRANË, 20 prill/ATSH-Maela Marini/ “Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në gjurmën e aeroportit që ka qenë aty edhe në kohën që nuk kishte zhvillim dhe nuk do të cënojë asnjë gjë nga ana mjedisore”.

Kështu deklaroi sot i ftuar në një studio televizive, Kryeministri Edi Rama.

Rama siguroi se “aeroporti do të jetë një pikë e re referimi dhe me planet që kemi shumë miqësore për mjedisin, ajo zonë do të bëhet një nga më të bukurat në Shqipëri”.

“Njerëz që do jenë kundër do ketë gjithmonë. Ne i dëgjojmë me shumë respekt por jemi për të udhëhequr jo për të ndjekur. Ne do i shikojmë të dyja anët e medaljes. Nuk ka hapësirë për negociata dhe do të nisë puna menjëherë. Ka disa që janë kundër por ka edhe disa që janë pro. Zhvillimi i këtij vendi nuk do të ndalet”, tha Rama.

“Ne kemi bërë moratoriumin e gjuetisë. Një tjetër gjë e madhe, u rikthye jeta në një vend ku u bë genocid ndaj kafshëve. Deri dje digjeshin plehrat në mes të Durrësit, Elbasanit, Fierit, Tiranës”, tha Rama, duke renditur disa nga projektet e kësaj qeverie në fushën e mjedisit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar on contract extension: Happy to stay at PSG. I will try to fulfill our main dream - to win the Champions League
Neymar has extended his contract with PSG until 2025
Zidane on Hazard laughing after Chelsea: Eden apologized, he didn't mean to offend anyone. This is in the past
Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years