Kreu i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 nuk ka përjashtuar mundësinë e një dalje të partisë së tij si e vetme në zgjedhje.

Në mungesë të një marrëveshjeje me PD, Duka thotë se do të kandidojë i vetëm në zgjedhje dhe do të thërrasë edhe të tjerë që s’janë pjesë as e PD as e PS, si Astrit Patozi apo Paskal Milo.

Ndërkohë për të qëndruar tek dy listat e opozitës që kërkon Duka për zgjedhje, ai thekson se kësaj radhe nuk do të ketë humbje votash pasi PD-LSI janë aleate pavarësisht se në lista të ndryshme dhe nuk u intereson t’i ikin mandatet njëra-tjetrës.

AGRON DUKA: Nëse dal vetëm, do thërras edhe Paskal Milon, edhe Astrit Patozin. Do mbijetojmë. Kurrë mos thuaj kurrë. Natyrisht nëse nuk arrijmë një marrëveshje finale.

ERL MURATI: Kam sërish konstatime. Me të parë duket që fronti opozitar në Shqipëri duket i bashkuar. Jo vetëm një koalicion i konsoliduar. Në përgjithësi forcat opozitare janë të bashkuara, s’kanë diversione të mëdha, PBDNJ e Dules me PDIU e Idrizit. PAA që tabanin e ka të majtë, LSI që vetë emërtimin e ka socialist. Duket sikur Rama ka mbetur vetëm. U vërtetua që ky front opozitar në një moment hanin njëra-tjetrën. LSI pati ngritje në 2017, PD ulje.  A ka shqetësim që mund të ndodhë prap kjo? Sepse fillimisht duket mirë që jeni bashkë, por socialistët janë mjaft besnikë. Në jug forcat opozitare janë mjaft të dobëta. Pra që ky grupim aprtish ha votat e njëra-tjetrës.

AGRON DUKA: Ky konglomerat paksa i çuditshëm ,PBDNJ, PDIU, kanë ndodhur prej Ramës. Rama me mënyrën e komunikimit ka qenë aq arrogant në sjellje sa që këto janë detyruar dhe janë bërë anti-Rama.

Sa i përket asaj që krahasoni 2017 me tani, nuk janë njëlloj. LSI doli vetë, PDIU doli vetë. Por sidomos LSI ka qenë në një fushatë të egër si me PS, si me PD. Sot mendohet të jetë pasi listat mendohen të jenë ndryshe. S’do ketë luftë mes nesh. Një mandat për shembull në Durrës, nuk ikin dëm votat. Sot janë totalisht kundër Ramës. Forcat e tjera janë të destinuara që të dalin 2 lista. Doni se s’bën ta bëni me 140 ushtarë? Ishim nja 10 aleatë, dhe secili nga 140 kandidatë, na rudhën tani, dhe ju thoni mos bëni 2 po 140. Jo vetëm kështu do shkojë, pasi LSI është më ambicioze dhe nuk i del votat e PD.

Pse t’i rrudhim, ndërkohë që kemi mundësi të kemi 140 të paktën. PS i ka të imponuar, se ska aleatë. Me skemën e vjetër opozita e kishte super të sigurtë fitoren. Tani të shohim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb