TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ftoi sot të rinjtë të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura.

“Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete. Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi”-, theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shprehet se “deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara: Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit, akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi, tarifë studimi 0 lekë në vit dhe punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.