TIRANA

Një automjet ka përplasur dy këmbësore në bulevardin ‘’Migjeni’’ të  Tiranës.

Drejtuesi Z.T, ka marrë përpara dy kalimtaret R.N, dhe F.J. Ato janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb