TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Në Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2020 qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 3 miliardë lekësh për programet e zhvillimit.

Adresimi i fondeve shtese nga buxheti i shtetit për Fondin Shqiptar të Zhvillimt do të shërbejnë si instrument kryesor për avancimin e projekteve zhvillimore me impakt ekonomiko-social në rajonet e vendit duke ndikuar në amortizimin e efekteve negative të fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 nëntorit, por edhe si një mundësi shtesë për shumë projekte të rëndësishme të Qeverisë shqiptare në shërbim të ekonomisë së vendit.

FSHZH, aktualisht po zbaton një gamë të gjerë projektesh kryesisht në infrastrukturën e vendit në akset rrugore lokale dhe në zhvillimin urban të zonave.

Ndërsa pjesë e programit zhvillimor janë edhe zonat rurale të vendit.

e.xh//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.