TIRANË, 12 prill /ATSH/ Kandidati demokrat për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim me banorë në fshatin Kuman të Roskovecit.

Ata u shprehën se fshati ka mbetur me shumë pak të rinj.

“Besoj që gjerat kanë ardhur mirë deri tani, duhet përpjekja e të gjithëve, ky është problem që është brenda shtëpisë, brenda  familjes, ti e the, familje e përgjysmuar gjysma andej gjysma këtej, shohin njeri – tjetrin në celular. Duhet ta përmbysim medoemos, të mos kënaqemi se ul çmimin e kripës Edi Rama, të kënaqemi me ato që thotë Lul Basha dhe të përkrahim vetëm Lul Bashën. E shohim e prekim këtë, madje ndonjëherë po të duash, njerëzit janë pak më të avancuar se sa ne, çuditemi kur shohim që njerëzit janë shumë të qartë për atë se çfarë kanë hequr por edhe atë se çfarë presin. Njerëzit kanë kuptuar që do votojnë për familjet e tyre këtë radhë”, tha Alibeaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.