Albania

Ambasada në Athinë jep njoftimin, si do të bëhet tërheqja e pasaportave përmes postës

Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë një sqarim lidhur me tërheqjen e pasaportës biometrike nëpërmjet shërbimit postar.  Në njoftim thuhet se aplikimet do të kryhen pranë ambasadës së Athinës prej ditës së sotme, ku ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

Ata qytetarë që kanë banimi jashtë prefekturës së Atikës duhet të plotësojnë të dhënat e sakta të banesës për të shmangur në këtë mënyrë e-mailet abuzuese.

“Sqarim lidhur me tërheqjet e pasaportës biometrike nëpërmjet shërbimit postar

Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës.

Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qendrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë”, thuhet në njoftim.

e.sh/Dita

Football news:

Mancini on Balotelli: I'm sorry to see him like this. By the age of 30, he should have reached maturity
Fabio Capello: Barcelona could have scored 8 goals for Juve instead of 2. The difference between the teams is shocking
Nagelsmann boasted that Leipzig would read any Manchester United scheme - and got 0:5. Solskjaer still surprised him, and then finished off Rashford
Tuchel on criticism: PSG leads in France. Juve, Liverpool, city, Barcelona and Real Madrid in 1st place in their respective leagues?
Owen Hargreaves: Van de Beek could be Manchester United's Muller. Once he is in the squad, he will not be forced out
The French Cup is suspended until December 1 due to coronavirus. Ligue 1 matches will be played without spectators
Rashford has the fastest hat-trick in the history of the Champions League among players coming on as a substitute. Mbappe - the second