Albania

Arrihet marrëveshja me bashkinë e Tiranës, rinis të hënën transporti publik

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës përmes një deklarate ka shpjeguar se është arritur marrëveshja me bashkinë e Tiranës dhe se transporti do të fillojë, me përshtatjet e kërkuara.

Kështu, transporti pritet të rinis të hënën.

Deklaratë për media

Pas zgjidhjes së pjesshme të kërkesave tona, tashmë të bëra publike, në marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë, z.Veliaj, Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.

Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt.

I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ)

Football news:

Crouch on Messi's goal: Genius. Only he is able to get up from the pitch, make three incredible touches and score
Ignashevich Pro 1:1 with Spartak-2: torpedo has no problems with the structure of the game. But without blows there are no goals
Gattuso on Pirlo's appointment in Juve: All right, he got it. Being a player and a coach are different things
Sergi Roberto on the Barcelona-Bayern match: It will be like the final
David Silva has agreed a 3-year contract with Lazio for 9 million euros. He will leave the city for free
Mertens Pro 1:3 with Barca: after Langle's goal, Napoli forgot how to play
Muller before Barca: anything can happen in a match of this level