Albania

Arrin të parashikojë edhe vatrat e ardhshme! Del aplikacioni gjurmues i simptomave të Covid

Një aplikacion për gjurmimin e simptomave të koronavirusit arrin të parashikojë edhe vatrat e ardhshme të shpërthimit të sëmundjes.

Një rritje e rasteve në Leicester çoi në bllokimin e parë lokal në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkollat e u mbyllën dhe pub-et e restorantet nuk u lejuan të rihapen këtë fundjavë. Tani shkencëtarët në King’s College London paralajmërojnë se edhe tre zona të tjera, Dudley, Wolverhampton dhe Walsall mund të shkojnë në të njëjtin drejtim.

Modeli i ri i aplikacionit ekzistues të gjurmimit të simptomave, vlerëson numrin e rasteve bazuar në të dhënat e 3.7 milion përdoruesve. Studiuesit, të cilët janë duke punuar së bashku me kompaninë teknologjike të shëndetit ZOE, thonë se ky model mund të zbulojë zona ku ka një prevalencë të koronavirusit më të lartë se ato fqinje, dhe me shumë gjasa ndihmoi të diktoheshin më shumë infektime.

Shpresat janë që aplikacioni do të mund të ndihmojë në zbulimin e shpërthimeve si ai i Leicester dhe në parandalimin e izolimeve të mëdha në të ardhmen. Një prej kritereve të përdorura nga ekipi i hulumtimit është se duhet të jetë në përqindjen e 10-të më të lartë të përhapjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe shifra, të ketë rritje krahasuar me 10 ditë më parë.

l.h/ dita

Football news:

Barcelona offered Pochettino a 1+1 contract. The club is in contact with Allegri and Henri
Call me Neptune. Ronaldo dived to a depth of 14 meters
Abidal may be dismissed from Barca after Setien. He supports the coach even after 2:8 from Bayern
The city has finally raised a star of its own. Pep calls foden the main talent of his life and is looking for an optimal position for Him
Emre belezoglu finished his career at the age of 39
Barcelona has spent almost a billion euros on transfers over 5 years. That's who the money went to
Andreas Pereira is ready to leave Manchester United. The midfielder is Interested in Benfica, Spanish and Italian clubs