Albania

Asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë shifrat e 24 orëve të fundit në përballjen me COVID.

MSH njofton se s’ka asnjë humbje jete, 2962 testime, 9 të shëruar, 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë      9

Të shtruar në spitale      18

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,962

Testime totale            765,938

Raste pozitive             132,476

Raste të shëruara        129,888

Raste Aktive                  134

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë           41

Berat            15

Durrës          11

Lezhë            6

Elbasan         5

Gjirokastër    4

Korçë            3

Dibër            3

Kukës           2

j.l./ dita

Football news:

Savin promised that Krasava will return money for tickets to fans in case of defeats in August
Chelsea made two offers to Inter for Lukaku
Ronaldo is ready to return to Real Madrid. Madrid wants to sign only Mbappe (As)
After 10 days, Russia is fifth in the Tokyo 2020 medal standings. A little more-and the UK will catch up with us
Former Liverpool and England player Downing has finished his career
Bardzagli about 18-year-old Mbappe: He ran at a speed of 3,000 miles per hour. I asked Paratici why Juve is not signing him yet
Robert Pires: Mbappe's goal is to win the Champions League with PSG, and he will achieve it, I think