Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Everes Çaka, i njohur ndryshe si Ibrahim Çaka.

Këtij të fundit iu bë atentat në lagjen “Skënderbej”, në qytetin e Elbasanit, ku e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila po udhëtonte me të në momentin e atentatit. Gazetari Fatmir Popja, raporton për “BalkanWeb”, se gruaja Silvana Çaka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ai thotë se në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, ndërsa rruga që ka ndodhur vrasja, është e pandriçuar e pa kamera sigurie.

Popja thotë se Everes Çaka është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, nuk rezulton me precedent penal, por është një i afërm i një personi, të cilit iu bë atentat në Belgjikë, disa vite më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb