TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama komentoi sot audio-përgjimin e publikuar në medie, ku kreu i Kadastrës, Artan Lame diskutonte mbi procesin e legalizimeve të objekteve pa leje.

Gjatë një interviste në medie, kryeministri tha se diskutimi në audio ishte i bërë në vitin 2017, para se të miratohej ligji i ri “Për legalizimin”.
“Është një disktutim i bërë në vitin 2017, siç e shpjegon edhe vet Lame, para se të miratohej ligji i ri “Për legalizimin”. Po të dëgjoni audion dhe të shikoni ligjin e ri do të shikoni se janë adresuar një sërë çështjesh. Nuk ka qenë çështje votash”, tha Rama.

Sipas tij, ajo është një audio e përkthyer sipas Ilir Metës.

“Është në një periudhë kur flitet për ligjin. Ai ligj është fakt sot. Video është e përkthyer sipas Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Por s’mund tu thuash që nuk legalizohen me atë ligjin e Saliut, sepse çohen në revoltë. Ajo që bëmë ne është që ndërruam ligjin dhe do ti legalizojmë“, deklaroi Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.