Ish-partnerja e Jese Rodriguez, Aurah Ruiz, e cila është nëna e djalit të futbollistit, Nyan, ka bërë një reagim në lidhje me sjelljet e ish-partnerit të saj gjatë kohës kur fëmija i tyre po qëndron në spital.
Çifti është ndarë në muajin janar, ndërsa Aurah ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj shpenzimeve të mëdha që bën lojtari i Stoke Cityt në kohën kur djali i tij po vuan në spital.
(Foto: InstaStory/Aurah.Ruiz)
“Fluturimi me aeroplan privat, publikimi i fotografive me një varg diamantesh që vlejnë mijëra euro, kur rrobat e fëmijës tënd lahen me duar në një lavaman dhe për të kujdeset dikush që qëndron në një karrige në spital”.
“Vazhdo të shpenzosh para me miqtë e tu, duke udhëtuar, duke blerë vetura dhe rroba të markave të shtrenjta, derisa fëmija jot po përjeton shumë probleme”.

(Foto: InstaStory/Aurah.Ruiz)
“Derisa unë kujdesem për djalin donë pa kurrfarë ndihme. Ti ke vendosur vetëm të na lëndosh”.
“Fillimisht, ma more të vetmin vend që e kisha për të pushuar, pastaj të vetmen kompani që mund të sillte ushqim në spital. Menjëherë pas, më the se familja ime dhe miqtë e mi duhej të paguanin për gjithçka.
“Familja ime duhet të udhëtojë me aeroplan thuajse çdo ditë, pas lodhjes së madhe nga puna, e gjitha kjo sepse ti nuk mund të ndihmosh. Sepse ata janë njerëz të vërtetë dhe e duan Nyanin”, janë disa nga fjalët e shkruara nga Ruiz në InstaStory.
Djali i tretë Jese ka lindur para kohe dhe me probleme shëndetësore, prandaj akoma është duke qëndruar në spital. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/Aurah.Ruiz)
The post Aurah Ruiz, nëna e djalit të Jese: Vazhdo të blesh diamante, rroba e vetura – derisa djali yt po vuan për gjërat bazë në spital appeared first on Telegrafi.