TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber priti sot në një takim zëvendëssekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar.

Ambasadorja Faber i përcolli urimet e rastit për pozicionin e tij të ri dhe duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera shprehu gatishmërinë e vijimit të bashkëpunimit.

“U dakordësua vijimi i bashkëpunimit të ngushtë në avancimin e mëtejshëm të axhendës sonë dypalëshe: mbështetje në realizimin e axhendës së Shqipërisë në BE dhe nxitje e bashkëpunimit në planin ekonomik”, tha Faber.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.