logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Balla s’heq dorë nga shkarkimi i Metës, zbulon kur do ngrihet Gjykata Kushtetuese: Në shtator fillon punë

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbajtur një takim me asamblenë e PS-së në Belsh, ku diskutuan për detyrat e gjithësecilit.

Gjatë takimit, Balla tha se zgjedhjet vendore u mbyllën në 30 Qershor, ndërkohë që theksoi se PS nuk heq dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së zbuloi se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet në shtator.

Postimi i plotë i Ballës:

Së bashku me deputetin Musa Ulqini dhe me Kryetarin e Bashkisë së Belshit Arif Tafani morëm pjesë në Asamblenë e PS Belsh, ku falenderuam qytetarët e Belshit për besimin e dhënë më 30 Qershor.

Qytetarët e Belshit vlerësuan vëmendjen dhe punët e mëdha transformuese që Qeveria Rama në këto 4 vite ka bërë në Belsh, por për ne objektivat e radhës janë edhe më të rëndësishme, siç është investimi për ujësjellësin e ri, i cili shumë shpejt do të nisë dhe po ashtu puna e mëtejshme që duhet bërë për zhvillimin e agroturizmit.

Diskutuam mes nesh edhe për detyrat në vijim, pasi tashmë është bërë zakon që sa herë që mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Dhe beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është haptazj një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. 

Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë me çdo aktor politik në vend por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate në kurriz të Reformës në Drejtësi.

Zbatimin e saj nuk ndal dot më askush! Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës.

Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO