Albania

Banderola që “burgos” Saliun, Ilirin, Lulin dhe Monikën zgjoi demokratët e Voltana Ademit

Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar pas vendosjes së një banderole në qytet, ku shihen Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi që pozojnë ashtu sikurse  të burgosurit përpara futjes në qeli.

Përmes një njoftimi për publikun PD Shkodër, i bën thirrje kryeministrit Rama të mos luaj me Shkodrën me tentativa të tilla fyese dhe të turpshme për dinjitetin e shkodranëve.

Reagim i Partise Demokratike, Dega Shkoder

Edi Rama mos luaj me Shkodren dhe me shkodranët.

Provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës.

Në godinën e institucionit publik që paguhet me taksat tona, Televizioni Shqiptar mori pamjen e një zyre elektorale.  Si bojaxhinjtë e natës, sot në dreke u shpalos një banderole e porositur nga Edi Rama dhe sejmenët e fundit të pushtetit në ikje. Me tentativën e turpshme për të fyer Shkodren dhe shkodranët, nderin dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama mori përgjigjen ashtu si do ta marrë nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria me 25 Prill.

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e Shqipërise, shqiptarëve.

Janë turpi dhe faqja e zezë e Shkodrës! Shqipëria fiton!

m.m/ dita

Football news:

Michael Owen: Mount and Foden will be the best players in the world. Phil can be one of the best in the history of England
Zinedine Zidane: Hazard has to play, he has to get his confidence back. He has to rebuild the old version of himself
Gary Lineker: It was the weakest Real I've ever seen. Chelsea are better by a million miles
Iniesta believes that Barcelona will take La Liga: They are able to win all the remaining matches
Chelsea Tuchel vs top coaches: 7 wins, 1 draw, 1 goal conceded
Chelsea have reached the Champions League final all three times after changing their coach during the season
Chelsea surpassed Real Madrid. Everything went wrong for Zidane. Mijatovic about 1/2 of the Champions League final