Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i Zvicrës Ignazio Cassis kanë inspektuar nga afër banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e grantit zvicerian.
“Rindertojme bashke
Me Ministrin e Jashtëm të Zvicrës Ignazio Cassis për të parë nga afër si po rilindin banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e grantit zvicerian🇨🇭!
👉 228 familje në Shijak e mbi 300 të tjera në Kurbin, kanë përfituar drejpërsëdrejti nga fondi 1.3 milion euro i qeverisë zviceriane për rikonstruksionin e banesave me dëme të lehta e mesatare.
Në 50 vjetorin e marrëdhënie e dypalëshe mes dy vendeve tona, Zvicra konfirmon edhe njëherë mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, si një vend mik e partner, jo vetëm në sfidën e rindërtimit nga rrënojat e tërmetit, por edhe në konsolidimin e themeleve të Shqipërisë europiane 🇦🇱🤝🇨🇭!
#Faleminderit!
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️”, shkruan Ahmetaj. (TemA)