Banka Credins gjithmonë ka patur në fokus aktivitete të përgjegjësisë sociale, si një nga prioritetet strategjike për të qënë vazhdimisht në ndihmë të komunitetit, shtresave në nevojë, Institucioneve etj.

Sot ishim në Elbasan, ku stafi i degës tonë, ju bashkua këtij institucioni duke dhuruar paisje kompjuterike dhe shumë mjete të tjera të nevojshme pune për arredimin e zyrave duke mbështetur aktivitetin dhe funksionimin ditor të kësaj organizate të rëndësishme, në shenjë respekti dhe solidariteti për të gjithë punën e palodhur që kryejnë në këtë qytet.

Banka Credins përgjatë 2020, ndërmori mbi 60 nisma në përmbushje të objektivave për një përgjegjësi korporative të qëndrueshme. Edhe pse viti 2020 ishte një nga vitet më të vështirë, vazhduam pa ndërprerje të ishim pranë atyre që kishin më shumë nevojë, duke dhuruar ndihma dhe pajisje mjekësore në shumë institucione dhe qëndra spitalore në vend.

Mbështetëm artin dhe artistët shqiptarë në këtë vit të vështirë si për prodhimin e librave të artistëve shqiptare apo duke hapur ekpozitë pikture pranë ambjenteve të bankës. Zbukuruam ballkonet e Tiranës, mbollëm pemë anembanë vendit dhe ndërtuam stacione biëikletash për një ambient më të pastër. Mbështetëm teknologjinë dhe inovacionin duke motivuar të rinjtë e talentuar si dhe bizneset start up.

Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe përgjatë 2021, më shumë më teper iniciativa dhe së shpejti startojme dhe nje fushate dhurimi ushqimesh për familjet në nevojë në të gjithë Shqiperinë, në kuadër të reduktimit të varfërisë.

Credins Bank
SE BASHKU ME MIRE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb