Albania

Bariu shqiptar, një nga tre viktimat e ciklonit që goditi Greqinë

Një nga 3 viktimat e ciklonit “Ianos” që përfshiu së fundmi Greqinë Perëndimore, ishte një shtetas shqiptar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, ku “espressonews.gr” saktëson se bëhet fjalë për një bari 63-vjeçar, me shtetësi shqiptare, që punonte në Mouzaki.

Megjithë kundërshtimet e të birit, ai shkoi për të parë kafshët që i kishte lënë në një kasolle buzë një përroi dhe rrjedha e ujit e ka marrë me vete.

Në të njëjtën zonë, nga dita e premte rezulton e zhdukur një farmaciste vendase 43-vjeçare, e cila në momentin e ciklonit ndodhej në makinë.

Dy oficerë policie, të cilët bllokonin trafikun në urën mbi lumin Pamisos, panë automjetin e farmacistes dhe u përpoqën ta ndalonin, por ajo ishte e hutuar dhe i injoroi, duke kaluar mbi objektet e vendosura nga policia dhe pas rreth 100 metrash ajo u zhduk. Banorët gjetën automjetin, ndërsa ajo vijon të rezultojë e zhdukur.

Po bëhen hetime gjithashtu për të gjetur një bari që është zhdukur në Kardhicë.

Një 62-vjeçar pati fund tragjik, pasi u godit nga çatia e shtëpisë së tij në Kastania, ku zjarrfikësve u deshën më shumë se 24 orë për nxjerrë trupin e pajetë. Eksperët dolën në përfundimin se në momentin fatal ai po përgatitej për të ngrënë.

Një 86-vjeçare nga Vassili Farsalon u mbyt brenda në shtëpi, pasi uji kishte vërshuar në ambientet e brendshme.

Football news:

Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi
PSG President acquitted of selling world Cup broadcast rights
Ter Stegen and Coutinho were not included in Barca's bid for the match against Alaves
Zidane on creating the super League: I've Heard about it, but I have enough worries. We can't even enjoy the wins
Zinedine Zidane: Benzema's Criticism won't hit Vinicius. I used to do it myself, and I was also scolded
Maradona on a gift for the 60th anniversary: The disappearance of the pandemic and the scudetto for Napoli
Barcelona will try to buy Eric Garcia again in January. The deal must be approved by the club's new President