Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët për Lëvizjen e mundshme politike të ish kryetares së parlamentit Jozefina Topallit dhe sa e dëmton Partinë Demokratike kjo lëvizje, u shpreh se lufta ndaj kësaj qeverie duhet të jetë e pakompromis.

Basha theksoi se në PD është i mirëpritur çdokush që lufton qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

“Çdokush që do të heqë Ramën është i mirëpritur. Dikush që mundohet të barazojë dikë si Edi Rama që ka shkatërruar Shqipërinë dhe nga ana tjetër një opozitë që ka luftuar përherë, nuk është mund të jetë e drejtë.

Nuk mund të flas dot për figura, sidomos për persona që kanë pasur vlerësim. Kjo është luftë për jetë a vdekje, kush do që të largohet Edi Rama është i mirëpritur nga ne, e kush është me qeverinë dhe korrupsionit të saj, qytetarët po i japin atë që meriton”, u shpreh Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb