Albania

Basha: Shqipëria, e fundit në Europë për numrin e testimeve

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë me gazetarët se, “Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”.

Basha u shpreh se ka mungesa të kapaciteteve testuese, dhe për këtë të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin.

Ai theksoi se, Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve.

“Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën”, tha Basha.

Sipas kreut të PD, “numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës”.

“Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është e barabartë me 14 mijë tamponë”, tha Basha.

Ai shtoi se i gjithë qyteti i Durrësit ka 15 tamponë në dispozicion, teksa ka 60 kërkesa për testim.

“Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”, tha Basha, duke shtuar se, “me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve”.

“Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror”, tha ai.

Basha gjithashtu u shpreh se janë bërë zero vaksinime kundër gripit për grupet e cënueshme.

“Kjo nuk është më vjedhje, nuk është korrupsion; ky është terrorizëm shtetëror. Jeta e humbur e pacientëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Ky është shpërdorimi dhe abuzimi më i tmerrshëm i detyrës që mund të bëjë një kryeministër”, tha ai.

“Prej 5 javësh e kemi paralajmëruar, i kemi kërkuar të shtojë testimet, të japë bonuset për mjekët dhe infermierët. Prej 4 javësh i kërkojmë të rimbursojë paketën e trajtimit të COVID për të sëmurët në shtëpitë e tyre”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se, “fondi i mjaftueshëm për 14 mijë tamponë i është paguar dje biznesit të plehrave”.

“Jemi në humnerë. Çdo jetë e humbur e ngarkon me përgjegjësi penale Edi Ramën. Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigia, do ta kisha bërë sot. Por instrumenti i vetëm që kemi për ta rrëzuar Edi Ramën nga karrigia është 25 prilli”, theksoi Basha.

Basha nënvizoi se, “sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë kur armiku i tij është vetë kryeministri”.

“I bëj thirrje prokurorisë të hapë hetimet për abuzimet e të babëziturve që po pasurohen mbi fatkeqësinë. Një drejtësi me ndërgjegjen minimale nuk nevojë për faktet e mia që të nisë hetimet”, tha Basha. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar on Maradona: You will always remain in our memory. Football is grateful to you
If football was a movie, Diego would be its main character. Showsport readers say goodbye to Maradona
Napoli fans held a fire show in front of the stadium in memory of Maradona
Maradona signed documents about embalming and exhibiting. Family didn't know
Zorc about the future of Holland: We have long-term plans with him
Juve will play with Genoa, Inter against Fiorentina, Milan-Torino and other pairs of the 1/8 final of the Italian Cup
Musa about Sheffield: I want to play at the top level, with all due respect to this club