Albania

BE: Do të vaksinojmë 70% të popullsisë deri në fund të verës, shpresë për turizmin europian

Bashkimit Europian po përgatitet për rritjen e prodhimit të vaksinave në fabrikat e Pfizer në Belgjike, më qëllimin për të vaksinuar 70% të rriturve në secilin shtet anëtar deri në fund të verës.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan se do të përshpejtojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Të mbledhur në një samit virtual të enjten mbrëma, ata po ashtu diskutuan për idenë e një “certifikate vaksinimi”, e cila do t’iu jepte njerëzve për përfitime të veçanta, si udhëtimet ndërkombëtare, hyrja në restorante apo në kinema.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në një konferencë për media se në mesin e vendeve anëtare ka gjithnjë e më shumë pajtim për një skemë të tillë, e cila mbështetet sidomos nga vendet që varen nga turizmi. Por, Michel tha se prioritet kryesor tani mbetet përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave.

Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides tha gjatë samitit se vaksinimi pritet të ecë në vazhdim me ritme shumë të shpejta.

“Çdo ditë po vaksinohen më shumë njerëz dhe ne po ndërmarrim vendime të rëndësishme për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen  e vaksinave në të gjithë BE-në. Por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të vaksinojmë  pjesën më të madhe të popullsisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kyriakides.

“Ne kemi vendosur një objektiv të përgjithshëm për vendet anëtare që ata duhet të vaksinojnë një minimum prej 70% të popullsisë së tyre deri në verë, është një qëllim ambicioz, por është i arritshëm”, shtoi ajo.

 “Parashikimi rreth dërgesave është thelbësor për një shpërndarje efikase, dhe së bashku me vendet anëtare ne po punojmë vërtet 24/7 dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kompanitë të përmbushin marrëveshjet tona. Ne jemi gati të azhurnojmë ose të përfundojmë marrëveshje të reja të blerjes dhe po punojmë me prodhuesit për të adresuar çdo problem në zhvillimin e vaksinave”, shtoi Kyriakides.

Bashkimi Europian është përballur me kritika të ashpra për fushatën e ngadalshme të vaksinimit.

Vendet me numrin më të lartë të të infektuarve janë Franca, Spanja dhe Italia, të cilat kanë rritur edhe presionin për rritjen e porosive të vaksinave.

Me gjithë përparimin e ngadalshëm, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku ende synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve, rreth 255 milionë njerëz, deri në shtator.

“Ky është një qëllim që ne kemi besim se do ta arrijmë”, tha ajo.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se vendet duhet të jenë të përgatitura “për të bërë vaksina për shumë vite që vijnë”, për shkak të mutacioneve në zhvillim të koronavirusit.

j.l./ dita

Football news:

Paul Scholes: Manchester United really need a nine. Holand would be an ideal option
Gonzalo Higuain: Messi and Ronaldo felt they could rely on me. I understood that they liked it
Henderson on racism on social media: Who do you have to be to do this? Attacking dark-skinned people for perverse pleasure? I'm sick of this
Hugo Sanchez: Real Madrid need to find a way to sign Holand and Mbappe
Barcelona will extend the contracts with Puch and Mingesa until 2023. With Sergi Roberto has not yet agreed
The matches of Euro 2020 in Rome will be held with the audience. Guarantees were provided by 9 of the 12 cities
Ole Gunnar Solscher: Rashford has a bad leg. I will give him as much time as I can