Albania

Bejtullai: Shkëndija është gati për sezonin e ri

Skuadra e futbollit Shkëndija nga Tetova të dielën do të luajnë ndeshjen e parë në sezonin e ri dhe kapiteni Bejtullai beson se skuadra është e gatshme për sfidat që pasojnë.

Gjashtë muaj pas ndeshjes së fundit kampionale, Shkëndija të dielën do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare. Rrëmuja e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID-19 solli ndërperje të sezonit të kaluar dhe tashmë kur situata duket pak më e qetësuar, elita e futbollit vendor do të ngrejë siparin. Shkëndija kampanjën e re e nis me transfertën me Shkupin dhe kapiteni Egzon Bejtullai beson se kuqezinjtë janë gati për sfidat që pasojnë.

“Më në fund do të mund të zhvillojmë ndeshje zyrtare dhe ky moment është shumë me rëndësi në drejtim të normalizimit të situatës. Gjashtë muaj pa ndeshje zyrtare është pauzë e madhe, nuk ka skuadër që nuk ndjen pasojat dhe e mira është se së fundmi kemi mundur përmes ndeshjeve kontrolluese sadopak të kompensojmë atë që kemi humbur dhe kjo na ka ndihmuar të hyjmë në rritëm. Kushtet janë të njejta për gjithë skuadrat dhe bazuar në punën e bërë besoj se Shkëndija e gatshme pret startin e sezonit të ri”, shprehet Bejtullai.
Për kapitenin kuqezi kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare me Shkëndijën pas rikthimit nga Suedia, ku u transferua në merkaton e janarit.

“Kjo fanellë për mua nuk krahasohet me asnjë tjetër dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë fillim të ri. Duke parë problemet që solli pandemia 4-5 xhirot e para do të jenë një test i madh për gjitha skuadrat, për të parë në ç’drejtim do të ec forma pas pauzës së gjatë. Prandaj mendoj se asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë dhe ne bëhemi gati për vështirësitë që na presin në Çair. Respektojmë Shkupin por objektivi jonë është fitorja. Me rëndësi të japim maksimumin, të luajmë ashtu si do të merremi vesh, pastaj fundi do të tregojë cila skuadër do të meritojë suksesin”, përfundoi Bejtullai.

Football news:

Leeds United confirmed the transfer Llorente. The Sociedad defender was paid 18 million pounds
Bartomeu - Suarez: I want to organize a farewell match. Barcelona will always be your home
Arsenal are Interested in Jorginho
PSG refuse to rent Allie because of the excessive demands of Tottenham
Lopetegui about Bavaria: Such a team has not been in Europe for many years
Angel Di Maria: Ronaldo is a beast. It is incredible that he is fighting with Messi, being less gifted by nature
Gotze on the wrong decision to return to Borussia: Things didn't go as I expected