BRUKSEL, 7 maj /ATSH-DPA/ – Belgjika ka regjistruar më shumë se një milion raste infektimi me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani, në vend janë regjistruar 1 003 746 raste të konfirmuara”, thanë zyrtarët belgë.

Shifra është relativisht e lartë për Belgjikën, një komb me rreth 11,5 milionë banorë, e krahasuar me Gjermaninë, për shembull, me 83 milionë banorë dhe 3,47 milionë raste COVID-19.

Numri i të vdekurve në Belgjikë ka arritur në më shumë se 24 000.

Shifrat e infeksionit tani po bien, me 392,2 raste për 100 000 banorë, të regjistruara në një periudhë 14-ditore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.