Albania

Berisha ‘non grata’/ Kreu i SPAK, Arben Kraja raporton në Kuvend: Sapo të kemi në dispozicion një material do nisim hetimet

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Kuvend në lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2020.

I pyetur nga deputeti Ralf Gjoni nëse do të ketë një hetim në lidhje me personat e shpallur ‘non grata’ në SHBA, Kraja tha se sapo të kenë një material apo indiciale në dispozicion do të nisin hetimet dhe do të çojnë deri në fund ndjekjen penale.

Gjoni: Shqipëria është nga të paktat vende nuk kanë pasur një hetim para se të shpalleshin ‘non grata’, veç Adriatik Llallës, emrat e tjerë janë të paproceduar. Është domethënës që aleati ynë strategjik merr një vendim për të shpallur ‘non grata’ persona për të cilat nuk ka një hetim. A do të hapen hetime për këto persona?

Kraja: Lista është një proces që ndodh ne SHBA ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal. Ajo që unë garantoj çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë edhe në bllokimin e pasurisë për çfarëdo që të vijë.

o.j/dita

Football news:

Ramos will miss the French Super Cup due to a muscle injury to his leg
Roberto Carlos on Messi: He really needed the America's Cup - a title, a trophy. I am happy for my friend and colleague
Former Man City and Monaco striker Jovetic has moved to Hertha
Allegri on Real Madrid's Interest: I thank Perez, but I chose Juve because of my love for the club
Koeman likes Bayern defender Hernandez. Barcelona considers the transfer impossible
Former Liverpool defender Sako has moved to Montpellier
Gary Lineker: The Russian Olympic Committee has definitely become the most successful committee in the history of the Olympics