Albania

Besim dhe sinqeritet, këto gjëra nuk duhet t’i diskutoni kurrë me vjehrrin dhe vjehrrën

Besueshmëria dhe sinqeriteti janë shumë të rëndësishme në raportet familjare, por edhe për martesë të harmonishme, shkruan meb.al. Është i rëndësishëm raporti me vjehrrën dhe vjehrrin, veçanërisht nëse jetoni në një shtëpi. Mirëpo, ekzistojnë gjëra të cilat nusja nuk duhet t’ua zbulojë babait dhe nënës së të dashurit të vet.

Edhe pse ju dhe partneri juaj e dini këtë, vjehrri dhe vjehrra nuk bën të dinë që ju e keni fjalën kryesore. Në mendjen e tyre fëmija i tyre është më i përgjegjshmi dhe emocionalisht më inteligjent. Veç tjerash, kjo është edhe normale, sepse ata e kanë edukuar. Nëse mësojnë që lidhja funksionon mirë, sepse ju keni marrë përgjegjësinë për të, do të rrënoni pasqyrën e tyre ideale. Dhe për këtë arsye do të jeni më pak e dashur.

Pa marrë parasysh nëse fitoni shumë apo pak, duhet ta dini që ata nuk do të jenë të kënaqur. Nëse u tregoni, mos u habisni kur të fillojnë t’ju mbajnë leksione se si të veproni me paratë apo si do të duhej të veproni me shefin tuaj.

Në diskutim me vjehrrën dhe vjehrrin – për edukimin e fëmijëve – mundet që vetëm të humbni. Në fund të fundit, ata besojnë që dinë se si duhet të edukohet njeriu i sjellshëm dhe kanë fakte për të, të cilat vështirë se mund t’i rrëzoni.

Zgjedhjet nuk janë të fshehta, ky rregull themelor i sistemit tonë politik shërben edhe për të mbrojtur raportin tonë me vjehrrën dhe vjehrrin. Silluni në harmoni me këto që u cekën më sipër dhe kurrë mos debatoni me ta për politikë.

Gjithmonë bëhuni të kujdesshme kur bisedoni për lidhjet: nëse para birit të tyre nuk keni pasur lidhje të gjatë, është e mundshme që tek ta të zgjoni frikën që jeni të papërvojë dhe nuk dëshironi të lidheni ose do t’ia thyeni zemrën birit të tyre të dashur. Nga ana tjetër, nëse keni pasur lidhje të gjata, atëherë mendojnë se nuk ka shanse që e keni marrë veten nga ndarja me ish-in tuaj dhe që herët apo vonë do ta braktisni. Sido që të jetë, nuk është mirë!

Football news:

Metz forward Gyan is the best player in Ligue 1 in September. He is the leader of the goalscoring race
Miranchuk is able to play in almost any club in the world. Ex-midfielder Loko Drozdov about Atalanta newcomer
Bale on Tottenham start: I'm not completely ready yet. I'm trying to get in shape
Ex-Barca coach Sethien can take over at Palmeiras
Fonseca about 2:1 with young boys: Gave a break to some. Now Roma will focus on Milan
Highlight of the month: the Rangers forward scored from 50 meters (the farthest goal in the history of the Europa League). Gerrard says he's never seen anything more beautiful 😍
Mourinho on 3:0 with LASK: Difficult opponent, but Tottenham played so that the victory seemed easy